Sergio Ramos tani është lojtari me më së shumti kartonë të verdhë në histori të Ligës së Kampionëve pas fitores 3 me 0 të Real Madridit ndaj Romas.
Real Madridi mposhti Roman në takimin e tyre të parë këtë edicion në Ligë të Kampionëve me golat e klasit botëror nga Isco, Gareth Bale dhe Mariano, transmeton portali arbresh.info.
Por, Ramos ka regjistruar një rekord të ri dhe negativ në këtë kompeticion pasi ka mbledhur deri tani 36 të tillë në Ligë të Kampionëve.
Mbrojtësi ka lënë pas edhe legjendën e Manchester United, Paul Scholes, i cili mbante këtë rekord negativ me 35 kartonë.
Stili i Ramosit në mbrojtje e ka bërë atë shpesh një figurë mjaftë të urryer.
Mirëpo, metodat e spanjollit i kanë sjellë rezultate Real Madridit që synon trofeun për të katërt herë radhazi./arbresh.info/
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve