Sergio Ramos ka marrë karton të kuq i pari në kampionatin meksikan ku ai po luan.
Skuadra e Ramos, Monterrey ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Pumas në kuadër të xhiros së 12-të me rezultat 1-3.
Por në minutën e 91-të, Ramos goditi sulmuesin vendas, Guillermo Martinez dhe gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt.
Vet Ramos pas ndeshjes ka shkruar në rrjetet sociale duke iu gëzuar fitores, por duke komentuar edhe kartonin e kuq të marrë.
“Fitore shumë e rëndësishme jashtë shtëpisë ndaj një skuadre të vështirë. Koha për të pushuar dhe për të përgatitur atë që do të ndodhë më pas”.
“Ishte e qartë se nuk mund të largohesha nga kjo ligë pa një karton të kuq. +3 e në vazhdim”, ka shkruar Ramos. /Telegrafi/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...