Sergio Ramos ka zhvilluar zyrtarisht ndeshjen e tij të fundit për Monterreyn, me klubin që konfirmoi largimin e tij para skadimit të kontratës më 31 dhjetor 2025.
Ky njoftim vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se mbrojtësi 39-vjeçar po kërkon një rikthim sensacional në futbollin evropian.
Monterrey u mposht 3-2 nga Toluca dhe u eliminuan nga Play-Off i ligës meksikane, derisa Ramos shënoi njërin gol nga penalltia.
39-vjeçari e mbyll aventurën meksikane me 34 ndeshje të zhvilluara me Monterrey, derisa ka shënuar edhe tetë gola me këtë skuadër.
Ramos i ka ofruar tashmë shërbimet e tij te AC Milan dhe është veçanërisht i etur të ribashkohet me ish-shokun e tij te Real Madrid, Luka Modric, në San Siro.
Sipas Calciomercato dhe Fabrizio Romanos, përfaqësuesit e tij kanë kontaktuar Milanin, duke theksuar se Ramos është i gatshëm të marrë një rol udhëheqës në skuadër, pa kërkuar minuta të garantuara.
Veterani e sheh një transferim në Serie A si kapitullin ideal të fundit të karrierës së tij, ndërkohë që nuk e ka humbur shpresën për t’u bërë pjesë e përfaqësueses së Spanjës në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...