AC Milan vazhdojë të negociojë me Tottenham-in për shërbimet e mbrojtësit Serge Aurier, sidomos pasi gjiganti anglez transferoi Matt Doherty nga Wolves.
Doherty kaloi të Tottenham-i për 16.5 milionë euro, ndërsa Aurier nuk është më i nevojshëm të klubi londinez, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Star, Aurier është ofruar te Wolves në shkëmbim për Doherty, por ishte lojtari që refuzoi këtë kalim.

Ai është i fokusuar të transferimi të Milan-i, derisa bisedimet mes dy klubeve ende s’kanë mbaruar.
Tottenham-i vazhdon të kërkojë 20 milionë euro, derisa “Rosonerët” kanë ofruar nën 15 milionë euro.
Gjiganti italian momentalisht ka prioritete të tjera, siç është mesfushori i Brescia-s, Sandro Tonali, Tiemoue Bakayoko nga Chelsea dhe Brahim Diaz nga Real Madrid-i./arbresh.info.
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...