Angelique Kerber ka mposhtur kampionen e shtatëfishtë Serena Williams duke fituar për herë të parë titullin e saj në Wimbledon.
30-vjeçarja gjermane mposhti kampionen e Grand Slam me rezultat 6-3 6-3 duke shtuar një tjetër titull pas kurorave të siguruara në Australian Open dhe US Open, transmeton portali arbresh.info.
Willimas është vlerësuar si favorite pavarësisht se ky ishte turneu i saj i katërt qysh pas lindjes në muajin shtator.
“E dija që unë duhet të luaj lojën time më të mirë kundër një kampione si Serena. E doja çdo sekondë të lojës para juve. Faleminderit shumë për mbështetjen”, ka thënë Kerber pas ndeshjes.
Kerber u shtri në fushë kur siguroi fitore ndaj saj me pikë./arbresh.info/
The moment @AngeliqueKerber won #Wimbledon for the first time ?#TakeOnHistory pic.twitter.com/GsySRMNXaq
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2018
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...