Brazili ka eliminuar Serbinë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” pas një super paraqitje në Otkrytie Arena.
Kampioni i pesëfishtë i botës ka siguruar fitore me rezultat 0 me 2 në takimin e xhiros së tretë të zhvilluar në kuadër të grupeve kundër Serbisë mbrëmjen e sotme (e mërkurë), shkruan portali arbresh.info.
Neymar, i cili krijoi asistim në golin e dytë të skuadrës së tij, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. Futbollisti më i shtrenjtë në botë është vlerësuar me notën 9.2 për paraqitjen fantastike kundër serbëve.
Thiago Silva, autori i golit të dytë, është vlerësuar gjithashtu me notë të lartë 8.9, ndërsa Philippe Coutinho që krijoi super asistim në golin e epërsisë nga Paulinho – i vlerësuar me notën 7.2, është vlerësuar me notën 8.1.
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori Adem Ljajic (5.9) i skuadrës së Mladen Krstajicit./arbresh.info/

Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...