Senegali ka arritur të shënojë fitore ndaj Burkina Fasos në gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës me rezultat 3-1.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar “në paqe” pasqië nuk është shënuar ndonjë gol.
Ndërsa në pjesën e dytë, Abdou Diallo gjeti golin e parë të ndeshjen në minutën e 70-të.
Pas gjashtë minutash, Idrissa Guyeye shënojë golin e dytë për Senegalin duke e dyfishuar epërsinë.
Burkina Faso i është kundërpërgjigjur Senegalit në minutën e 82-të, ku shënojë gol Ibrahim Blati dhe duke e ngushtuar epërsinë në rezultat 2-1.
Por, Senegali vulosi fitoren në minutën e 87-të duke shënuar golin e tretë, ku autor i golit ishte ylli i Liverpoolit, Sadio Mane.
Pas kësaj ndeshej, Senegali këput biletën për në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Ndërsa do të pres fituesin e ndeshjes tjetër Kamerun-Egjipt për të mësuar kundërshtarin e tyre në Finalen e cila do të zhvillohet në Kamerun më 6 shkurt. /arbresh.info/
E pamjaftueshme fitorja e Barcelonës, Atletico kalon tutje
PSG fiton edhe në “Anfield”, kalon në gjysmëfinale të Ligës ...
Mitrovica me park industrial në Frashër, nënshkruhet kontrat...
Dembele ndëshkonë Liverpoolin në “Anfield Road”
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të vent...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...