Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi po kalon në formë shumë të mirë.
Futbollisti shqiptar ka shënuar gol në përballjen që Bodrumspori po zhvillon si mysafir ndaj Trabzonsporit, shkruan Arbresh.info.
Në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë, rezultati pas pjesës së parë është 2-2.
Në minutën e 15-të, sulmuesi kuqezi shënoi një super gol duke mos i lënë asnjë mundësi portierit për të reaguar.
Ndërsa pesë minuta më vonë, ai asistoi për Enis Bardhin.
Kujtojmë se Taulant Seferi nuk ishte i ftuar në dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionat Botëror nga Shqipëria në muajin mars./Arbresh.info
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan