Sebastian Vettel, që u shpall katër herë kampion bote në Formula 1, ka thënë se është takuar me shumë ekipe.
Vettel që njoftoi tërheqjen e tij në vitin 2021, bëri një deklaratë për Sky Sports për të ardhmen e tij, ka tha se është takuar me shumë ekipe dhe mund të kthehet në Formula 1.
Unë po takohem me shumë njerëz sepse i njoh, por jo për një çështje specifike. Më shkon në mendje, por nuk është ky mendimi final”.
“Jam takuar me shumë shefa të ekipeve, jo vetëm për garat. Nuk ka zhvillim konkret”, ka thënë gjermani.
Në fund ai u ndal dhe foli për vendimin e Lewis Hamilton, që do të largohet nga Mercedes në fund të sezonit, për të kaluar te Ferrari.
“Siç mund ta imagjinoni, edhe unë isha shumë i befasuar. Por është emocionuese. Është e qartë se ai po kërkon një sfidë të re. Do të jetë ndryshe ta shohësh atë në një ekip tjetër”, ka thënë Vettel. /Telegrafi
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...