Më 29 dhjetor mbushen 5 vjet që nga aksidenti i tmerrshëm që Michael Schumacher pësoi në një pistë skish duke u “zhdukur” praktikisht nga vëmendja publike.
Që prej asaj dite të errët për familjen dhe miliona mbështetës të 7-herë kampionit të Formula 1, shumë gjëra kanë ndodhur. Lewis Hamilton ka thyer rekordin e gjermanit për pole position në karrierë, 83 me 68. Megjithatë, ish-piloti i Benetton, Ferrari dhe Mercedes mbetet në avantazh për sa i përket garave të fituara (91 me 73) dhe titujve kampion (7 me 5). Tifozi i tij i zellshëm, Sebastian Vettel, ka ndjekur gjurmët e tij te Ferrari por nuk ka mundur të përsëri suksesin e tij. Madje edhe djali i tij Mick, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur babai u aksidentua, tashmë është kampion i Formula 3 dhe premton të ndjekë gjurmët e Shumacher në Formula 1.
Por edhe pse deri tani pak është folur për rikuperimin e gjermanit, “Daily Mail” raporton se Schumaker ka bërë përmirësime në javët e fundit e madje është çuar në këmbë, nuk qëndron më i shtrirë në krevat dhe nuk mbijeton më vetëm falë pajisjeve. Gjithsesi, trajtimi të cilit po i nënshtrohet kushton më shumë se 55.000 euro në javë dhe përkundër asaj që është raportuar muaj më parë, ai vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës dhe nuk është transferuar në Majorka.
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...