Shumë vëmendje u përqëndrua te Bundesliga pasditen e së shtunës.
Kjo për shkak se Borussia Dortmund përballet me Bayern Munchen këtë mbrëmje në një ndeshje masive për kreun e tabelës.
Por, derisa Bayern Leverkusen po përballej me Greuther Furth, Patrick Schick po vidhte shfaqjen.
?⚽️ Patrik Schick has just scored 4 goals in 27 minutes for Leverkusen. #B04SGF pic.twitter.com/XhzqMVB6vP
— DW Sports (@dw_sports) December 4, 2021
Reprezentuesi i Republikës Çeke pati një pjesë të parë të qetë, por e kompensoi atë me një sërë përfundimesh nga afër pas pushimit, duke kompletuar ndeshjen e tij me katër gola në hapësirën e vetëm 27 minutave të pjesës së dytë.
Ai gjithashtu ka çuar numrin e tij për sezon në 12 gola në vetëm 11 ndeshje dhe ai është gjithashtu lojtari i parë i Leverkusen që e ka arritur këtë sukses në një ndeshje lige.
Vetëm nënkampioni i Topit të Arte, Robert Leëandoëski ka shënuar më shumë në Bundesligë këtë sezon me 14 gola.
Është gjithashtu “pokeri” i dytë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, ku kemi parë Robert Leëandoëskin që ka shënuar 5 gola brenda nëntë minutave.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Schick dhuroi edhe një asistim në fitoren 7-1 kundër Greuther Furth./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...