Maurizio Sarri do të bëjë debutimin e tij në Serie A te Juventusi kundër Fiorentinas këtë të shtunë.
Sarri mungoi në dy ndeshjet e para të Juves derisa ishte duke i rikuperuar nga pneumonia dhe asistenti i tij Giovanni Martusciello ishte i pranishëm në vend të tij si në bankinë ashtu edhe në konferencat, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, sot (e enjte) është konfirmuar se trajneri do të jetë i pranishëm për ndeshjen e këtij vikendi në udhëtim.
Ish trajneri i Chelseas dhe Napolit ka mbikëqyrur tashmë miqësoret parasezonale të “Zonjës së Vjetër”, por asnjëherë nuk ka qenë në bankinë të Juves këtë sezon në Serie A.
Gjatë dy fitoreve në ndeshjet e para në Serie A në bankinë ka qëndruar Martusciello.
Ai mori pjesë pjesërisht në kampin stërvitur gjatë javës së kaluar./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...