Maurizio Sarri ka zbuluar se ka folur me drejtoreshën e Chelseas, Marina Granovskaia, rreth situatës së Kepa Arrizabalagas pas finales në Kupë të Ligës, por insiston se nuk ka ndier ndonjë presion rreth detyrës së tij.
Portieri është gjobitur nga klubi pas refuzimit për të mos u larguar nga fusha në fund të vazhdimeve dhe para penaltive kundër Manchester Cityt, transmeton portali arbresh.info.
“Kam folur me Marinan këtë javë, para finales, sa për fat”, ka zbuluar Sarri.
“Kam folur me Marinan edhe pas ndeshjes rreth situatës së Kepas. Raporti im me klubin është si më parë”
“Ne kemi folur për reagimin e Kepas, vetëm për këtë”
Sarri ka pohuar gjithashtu se nuk ka më ndonjë problem me portierin, ndonëse vazhdon të mbetet ende e pa qartë nëse do të jetë titullar në derbin kundër Tottenham Hotspurit./arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...