Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk do të jetë në vendin e tij në bankinë as në ndeshjen kundër Napolit nesër.
Të gjithë ishin optimist se Sarri do të ishte në gjendje të rikthehej për ndeshjen derbi ndaj ish skuadrës së tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Juventusi ka marrë vendim mbrëmjen e sotme (e premte) për të vazhduar në bankinë me asistentin e tij – Giovanni Martusciello.
Trajneri ishte diagnostikuar me pneumoni më 19 gusht dhe ka qenë duke pranuar tretman që nga atëherë.
Siç qëndrojnë gjërat, 60-vjeçari do të rikthehet te “Zonja e Vjetër” në ndeshjen e parë pas pushimeve ndërkombëtare kundër Fiorentinas./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...