Nëse ndonjë trajner nga Premierë Liga është i informuar mirë për futbollin italian, atëherë padyshim se askush nuk mund të dijë më shumë se Maurizio Sarri i Chelseat.
Ish trajneri i Napolit bëri kalimin në Premierë Ligë verës pas një kohe shumë të suksesshme në Serie A, transmeton portali arbresh.info. Tani, Sarri ka dhënë vendimin për lojtarët më të mirë në kampionatin italian dhe nuk është befasi se tek cili klub shikoi së pari.
“Insigne është lojtari italian më i mirë”, ka thënë Sarri për ‘Football Italia’.

Insigne i Napolit është aktualisht golashënuesi i dytë më i mirë në ligë pas gjashtë golave të realizuara deri tani.
“Pas Lorenzos, unë do zgjedhja Federicio Bernardeschin, i cili është rrugës për tu bërë një lojtar i klasit botëror” vazhdoi tutje Sarri.
“Do ta zgjedhja në vend të tretë Federico Chiesan, si një talent i pastër, bujar dhe dinamik. Ai ka aftësi të një personi që ka lindur për të pasur sukses, ai vetëm duhet të punojë në rafinim”
Chelsea në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Manchester United në kuadër të Premierë Ligës./arbresh.info/
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...