Maurizio Sarri ka folur së fundmi për admirimin e tij ndaj sulmuesit të AC Milanit, Gonzalo Higuain.
Trajneri aktual i Chelseat ka punuar në të kaluarën me reprezentuesin e Argjentinës gjatë kohës së tij në detyrë te Napoli, transmeton portali arbresh.info.
“Çfarëdo përgjigje që unë jap do të konsiderohet e gabuar dhe do të shtohen fjalë më pas”, ka thënë fillimisht ai për ‘Corriere Dello Sport’.
“E gjitha që mund të them është se besoj që Gonzalo u largua nga Napoli shumë shpejtë. Në rast se ai kishte qëndruar edhe për një tjetër sezon, unë mendoj se ne kemi qenë në një gjendje për të fituar”
“Higuaini ishte pjesë e një mekanizmi fantastik që ne krijuam, ne kuptonim njëri-tjetrin mirë. Ishte sinkronizim perfekt dhe sigurisht se jemi të penduar”
Higuain i është bashkuar Milani gjatë verës pas arritjes së Cristiano Ronaldos në Juventus./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?