Maurizio Sarri thotë se është e “pamundur” që Eden Hazard të largohet nga Chelsea, madje edhe nëse merkato e transferimeve vazhdon të jetë e hapur në mbarë Evropën.
Hazard është përfolur shumë për transferim te Real Madridi pas super performancave për Belgjikën në Kampionatin Botëror, ndërkohë që ‘Los Blancos’ tashmë kanë siguruar rrëmbyer transferimin e portierit Thibaut Courtois, transmeton portali arbresh.info.
Madridi ka afat deri më 31 korrik për të kryer transferimeve dhe Courtois ka shprehur dëshirën e tij për Hazardin që t’i bashkohet atij në Santiago Bernabeu gjatë prezantimit të tij në kryeqytetin spanjoll.
Megjithatë, Sarri insiston se kjo nuk do të ndodhë duke marrë parasysh se Chelsea nuk ka mundësi për të zëvendësuar 27-vjerin.
“Hazard është me ne, kam folur me të tre ose katër herë dhe ai asnjëherë nuk ka thënë diçka rreth merkatos, ai është i lumtur për të vazhduar qëndrimin këtu”, ka thënë italiani në konferencën e sotme (e premte) për media.
“Largimi i Hazardit është i pamundur, këtu merkato është e mbyllur dhe ne nuk mund të ndryshojmë lojtarët e rëndësishëm tani, prandaj është e rëndësishme”
Chelsea vazhdon përpjekjet për të blinduar Hazardin në skuadër duke i shtruar kontrata të reje në formë për të lënë pas interesimin e shfaqur nga Madridi./arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë