Juventusi raportohet të ketë identifikuar dyshen në Premierë Ligë, Maurizio Sarrin dhe Mauricio Pochettinon, si “prioritete” derisa vazhdojnë kërkimet për pasardhësin e Massimiliano Allegrit.
Allegri u largua nga “Zonja e Vjetër” në fund të sezonit pasi fitoi pesë tituj radhazi në Serie A, por dështoi për të siguruar të paktën një trofe të vetëm evropian, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi ka qenë duke u përfolur për transferimin e trajnerit fitues të tripletës me Manchester Cityn – Pep Guardiolan, por ai pritet të qëndrojë në Etihad për të paktën edhe një sezon.
Por, sipas uebfaqes italiane Calciomercato, Sarri dhe Pochettino janë tani dy shënjestrat kryesore të kampionit të Italisë./arbresh.info/
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...