Santon kërcënohet me vdekje

22:06 | 29 Prill 2018

Chloe Sanderson, partnerja e Davide Santon, ka zbuluar se është kërcënuar me vdekje pas humbjes së Interit kundër Juventusit.

Ish mbrojtësi i Newcastle United hyri në lojë nga stoli të shtunën mbrëma kundër Juventusit, kur Interi po fitonte 2-1.

Por, më pas Juventusi shënoi dy gola të shpejtë dhe në të dy golat Santon po shihet si fajtor, për çka tani edhe tifozët kanë tejkaluar edhe kufijtë, duke e kërcënuar me vdekje.

“Për herë të parë në jetë, jam e frikësuar në shtëpinë time të jem e vetme me fëmijën… kur më është thënë se duhet të mbyllë dyert dhe se duhet të shqetësohem se si partneri im do të kthehet në shtëpi sonte”.

“Kjo nuk është në rregull.  Askush më shumë se Santoni nuk është i dëshpëruar për rezultatin sonte”, kishte shkruar ajo të shtunën mbrëma në Instagram, menjëherë pas ndeshjes.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara