Sancho vazhdon të vuajë për penalltinë e humbur në finale të “Euro 2020”

00:01 | 15 Korrik 2021

Jadon Sancho ka folur për herë të parë publikisht pas penalltisë së humbur në Kampionatin Evropian.

Sulmuesi i i Manchester United ka treguar se ende është duke vuajtur për atë dështim nga 11 metërshi në finale kundër Italisë.

Ai thotë se ajo natë ka qenë më e keqja në karrierë deri më tani për të.

“Kam pasur disa ditë për të reflektuar nga finalja e së dielës dhe ende kam emocione të përziera”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

“Dua t’iu kërkoj falje shokëve të mi, stafit teknik dhe më së shumti tifozëve që i zhgënjeva”.

Sancho, në postim e gjatë, e cilëson atë natë “si më të keqen në karrierën time”.

Ai ka premtuar se do të punojë edhe më shumë, për t’u kthyer më i fortë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara