Borussia Dortmund tha se sulmuesi Jadon Sancho është kthyer në stërvitje përpara ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Manchester City-t, pasi ishte jashtë për më shumë se një muaj për shkak të një dëmtimi të muskujve.
Sancho nuk ka luajtur për ekipin e Bundesligës që nga fitorja e tyre në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Borussia Moenchengladbach në 2 Mars.
21-vjeçari nuk mundi të jetë pjesë e lojës në humbjen 2-1 nga City në ndeshjen e parë javën e kaluar dhe ishte gjithashtu i padisponueshëm për kualifikueset e Anglisë në Kupën e Botës 2022 kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë, gjatë pushimit ndërkombëtar, raporton “Reuters”.
“Jadon Sancho u kthye në stërvitje për të përfunduar një sesion individual këtë mëngjes,” shkroi Dortmund në rrjetin social “Twitter”.
Sancho, një produkt i akademisë së City, refuzoi një kontratë të re në klubin e Premier League kur ishte 17 vjeç për t’u bashkuar me Dortmund në 2017. Ai ka gjashtë gola dhe nëntë asistime në Bundesligë këtë sezon./arbresh.info/
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...