Sipas trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, ylli kilian Alexis Sanchez është i ngjashëm me Lionel Messin, Zinedine Zidanen dhe David Beckhamin me skuadrën e tij kombëtare.
Kili i Sanchezit në mënyrë befasuese dështoi të kualifikohet në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm pas disfatës 3 me 0 ndaj Brazilit në një ditë mjaftë dramatike në CONMEBOL, transmeton portali arbresh.info.

Wenger, skuadra e të cilit rikthehet në aksion në Premierë Ligë të shtunën kundër Watfordit, ka thënë se Sanchez ishte pjesë e grupit të lojtarëve që kombëtarja mbështet në të, ngjashëm si Franca në Zidanen, Anglia në Bechkahmin dhe Argjentina në Messin.
“Dua të them që në çdo gjeneratë është një lojtar që bartë presionin e të gjitha pritshmërisë të një kombëtare”, tha francezi.
“Në Francë ishte Zidane. Në Angli ishte Beckhami. Ne kishim lojtarë tjerë në skuadër, por ishte Beckhami. Pse jo Steven Gerrard? Nuk e di. Por ishte Beckhami”
“Në Kili është Sanchezi. Në Argjentinë është sigurisht Messi. Duket se është gjithmonë dikush në një skuadër kombëtare që bartë presionin, e absorbon atë si dhe e mbron të gjithë skuadrën”
Sanchez, tashmë 28-vjeçar, ishte subjekt i spekulimeve intensive për disa muaj, pasi ylli në sulm është në vitin e fundit të kontratës së tij në Arsenal./arbresh.info/
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...