Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez ka thënë se është “shumë herët” të flitet për Skudeto derisa ka treguar se Antonio Conte ka ‘krijuar një familje’ në Appiano
Sulmuesi kilian ka kontribuuar me dy asiste në dy ndeshje te Seria A deri tani dhe është i lumtur me “përkushtimin e skuadrës” në javën e parë, sidomos pasi zikaltërit fituan më përmbytje kundër Fiorentinas në 4-3.
“Ndeshja e parë ishte e vështirë”, ka pranuar Sanchez për Sky Sport Italia. “Ne ishim 3-2 duke humbur dhe u kthyem në fund”.
“Përkushtimi dhe dëshira janë gjithmonë të pranishme kur luan në Inter”.
Interi mandej fitoi edhe kundër Beneventos me rezultat 5-2 të martën, por Sanchez thotë se Interi “mund të ia del edhe më mirë”.
“Vetëm dy ndeshje, është ende herët të mendohet për gjëra të mëdha”, shtoi ai. “Ne duhet të përmirësohem në mentalitet, të luajmë dhe të mbrohemi. “Mendoj se po ja dalim mirë, por mund të ja dalim edhe më mirë. Është ende herët të flasim për Skudeto, por mund të flas për të më vonë”. /GazetaExpress/
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...