Bazuar në raportet nga mediat angleze, gjiganti evropian, Barcelona mund realizojë transferimin tronditës të Alexis Sanchezit vetëm nëse trajneri aktual i Sevillas, Jorge Samaoli, zëvendëson Luis Enriquen në Barcelonës.
Trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrique është vënë nën presion të madh pas disfatës së thellë 4 me 1 në ndeshjen e xhiros së 1/8-së së finales në Ligë të Kampionëve ndaj Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti katalunas nuk është duke pasur sukses as në La Liga, pasi aktualisht qëndron në pozitën e dytë në tabelë me 48 pikë, katër pikë më pak se lideri – Real Madridi. Madje, “Los Blancos” kanë dy lojë më pak të zhvilluara se Barcelona.
Pavarësisht se kanë arritur në finale të “Copa del Rey”, një besim në rritje vazhdon të ekzistojë në Spanjë se ka ardhur fundi i epokës së Barcelonës, që thuhet se synon të emërojë Jorge Sampaolin si trajner këtë verë./arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend