Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mbetet i interesuar për të sjellë në Londër mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.
Daily Star raporton se trajneri i Gunners po mendon të blejë 28-vjeçarin këtë verë, pavarësisht se humbi një lëvizje huazimi për lojtarin në janar.
Reprezentuesi francez supozohet se ka tepricë ndaj kërkesave në Camp Nou dhe tani i është thënë se mund të largohet nga gjigantët e LaLigës.
Lajmi vjen në të njëjtën javë që qendërmbrojtësi i Topçinjëve, Gabriel u lidh me një transferim te Juventusi.
Nëse braziliani largohet nga Emirates, Arteta mund të vendosë ta zëvendësojë atë me Umtitin.
Megjithatë, shumë tifozë të Arsenalit shpresojnë të shohin William Saliba në ekipin e parë sezonin e ardhshëm pas një peridhe të suksesshme këtë edicionin me Marseille, skuadër në të cilën është në huazim./Arbresh.info
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...