William Saliba ka zbuluar arsyen pse zgjodhi të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin, pavarësisht interesimit të madh nga Real Madridi, duke përmendur ndër të tjera edhe lëvizjen e Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli si një nga arsyet.
Mbrojtësi francez kishte një marrëveshje të mëparshme që skadonte në verën e vitit 2027. Ai tani ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë që do ta mbajë në klub deri në vitin 2030.
Real Madridi kishte shfaqur interes për Saliban që kur ai shpërtheu në Ligën Premier.
Megjithatë, duke nënshkruar një kontratë të re afatgjatë, reprezentuesi francez ka bërë të qartë se është i lumtur të vazhdojë me “Topçinjtë”.
“Për të qenë i sinqertë, nuk po mendoja për klubet e tjera. Doja të qëndroja këtu për më shumë vite. Nuk isha i përqendruar te klubet e tjera. Jam i përqendruar te klubi im”.
Saliba u pyet gjithashtu pse nuk ndoqi shembullin e Alexander-Arnold dhe të transferohej te Real Madridi.
“Ai fitoi disa tituj me Liverpoolin, ndërsa unë nuk kam fituar asgjë këtu përveç Community Shield. Dua të qëndroj këtu dhe të fitoj shumë trofe”.
“E dua këtë klub, nuk mund të largohem nga ky klub pa dhënë diçka mbrapsht. Nuk kam fituar asgjë. Dua të qëndroj këtu dhe të fitoj”, ka deklaruar mbrojtësi francez./Telegrafi/
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...