Qendërmbrojtësi francez, William Saliba, ka konfirmuar se do të rikthehet tek Arsenali këtë verë dhe se Marseille nuk do të mund ta mbajë në skuadër përtej marrëveshjes së huazimit.
Arsenali e pati huazuar Saliban për herën e tretë që kur e transferoi nga Saint-Etienne në vitin 2019. Marseille ishte e interesuar ta mbante 21-vjeçarin që pati rol kyç në mbylljen e sezonit në vendin e dytë të Ligue 1.
Vetë lojtari pati shprehur dëshirën për qëndrim për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por tani ka ndryshuar bindje.
“I takoj Arsenalit dhe i kam edhe dy vjet kontratë aty. Do të jem në pjesën parasezonale me Arsenalin. S’kam luajtur asnjë ndeshje me Arsenalin dhe dua t’u tregoj se çfarë lojtari jam dhe të kem shansin të luan për përkrahësit e këtij klubi të madh”, ka thënë ai për “Telefoot”, transmeton arbresh.info.
/arbresh.info/
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...