Liverpooli ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim tek Burnley me rezultat minimal 0-1 në kuadër të xhiros së katërt në Premier League.
Goli erdhi në çastet e fundit nga penalltia, shkruan Arbresh.info.
Pas një harkimi të Frimpongut në zonë, njëri nga mbrojtësit preku topin me dorë dhe Liverpooli fitoi penallti në minutën e pestë të kohës shtesë.
I pagabueshëm nga pika e bardhë ishte egjiptiani Mohamed Salah ku realizoi për fitoren e ‘The Reds’.
Kujtojmë se nga minuta e 80-tw, Burnley luajti me 10 lojtarë pasi me karton të kuq u ndëshkua Ugochkwu.
Pas katër ndeshjeve Liverpooli është liderë me 12 pikë dhe është skuadra e vetme me bilanc qind për qind në elitë.
Kurse Burnley është në pozitën e 17-të me tri pikë.
Takimin e ardhshëm Liverpooli e luan ndaj Evertonit në shtëpi, kurse Burnley e pret Nottingham Forestit./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë