Ylli egjiptian i Liverpoolit i ka bërë 15 ndeshje radhazi duke shënuar gol ose duke asistuar
Mohamed Salah po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.
Ylli egjiptian ishte edhe mbrëmë protagonist i Liverpoolit në fitoren ndaj Newcastlet.
29 vjeçari arriti të shënojë për “Reds”.
Ky gol ia mundësoi atij që ta barazojë rekordin e Jamie Vardyt në Premierligë.
Salah në fakt ka shënuar gol ose ka dhuruar asistime në 15 ndeshje radhazi, shkruan “Gazeta Express”.
Një gjë të tillë e kishte bërë më parë edhe sulmuesi i Leicester Cityt.
Salah i ka regjistruar 22 gola deri tash këtë sezon në të gjitha garat.
Ai ka qenë i përfshirë në 24 gola në Premierligë këtë edicion, prej tyre 15 gola e 9 asistime.
Salah është vetëm një gol ose asist larg Alan Shearerit, i cili para Krishtlindjeve e kishte arritur kuotën 25.
Pra, egjiptiani e ka mundësinë ta barazojë ose edhe kalojë rekordin e legjendës angleze.
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...