Për herë të parë në histori të Premierligës në një edicion me 38 ndeshje, dy futbollistë e kanë përfunduar sezonin mbi 30 gola.
Mohamed Salah e ka përfunduar sezonin me 32 gola, duke fituar “Këpucën e Artë” në Premierligë, pasi realizoi dy gola më shumë se sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.
Salah, me golin kundër Brighton ka thyer rekordin në Premierligë sa i përket golave të realizuara në një edicion (32), për të lënë prapa Ronaldon, Shearerin e Suarezin (31).
Shifrën e 30 golave e arriti edhe Kane dhe sipas “Squawka Football”, kjo është hera e parë në histori të Premierligës në një edicion me 38 ndeshje, që dy futbollistë e përfundojnë sezonin me së paku 30 gola.

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë