Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar dimëror.
Sulmuesi egjiptian, i cili aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës, po shqyrton mundësitë për të vazhduar karrierën brenda Evropës.
Pas përfundimit të turneut afrikan, pritet një takim mes Salah dhe trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot, i cili do të sqarojë të ardhmen e lojtarit në “Anfield”.
Edhe pse Salah ka kërkuar falje për deklaratat e tij të mëparshme, tensionet e krijuara dhe pakënaqësitë e shprehura mbeten një faktor që mund të ndikojë në vendimin përfundimtar, raportojnë mediat britanike.
Sipas medieve italiane, një largim i tij gjatë afatit kalimtar të dimrit mbetet i mundshëm në rast se paraqitet një ofertë e përshtatshme.
Gazeta “La Repubblica” raporton se AS Roma ka shfaqur interesim për rikthimin e Salah, i cili ka qenë pjesë e klubit roman mes viteve 2015 dhe 2017, para transferimit te Liverpooli për 42 milionë euro.
Megjithatë, paga e lartë e Salah, e raportuar rreth 24 milionë euro në vit, përbën një pengesë serioze për klubin italian. Për këtë arsye, Roma po shqyrton edhe alternativa më të përballueshme financiarisht, si Giacomo Raspadori dhe Joshua Zirkzee, megjithëse edhe këto opsione kërkojnë investime të konsiderueshme.
Salah pritet të rikthehet në Liverpool jo më vonë se 18 janari, pas finales së Kupës së Kombeve të Afrikës. Ndërkohë, interesimi nga klubet e Arabisë Saudite mbetet prezent dhe mund ta intensifikojë më tej sagën e transferimit.
Afati kalimtar dimëror për ligat kryesore evropiane, si dhe për kampionatin saudit, mbyllet më 2 shkurt./rtk
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri