Liverpooli dhe Arsenali luajtën mbrëmë sfidën derbi të javës së 18-të në Premier League.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Pas afro 35 minuta lojë në një duel ndërmjet mbrojtësit të Liverpoolit Tsimikas dhe sulmuesit të Arsenalit, mbeti i lënduar greku i Liverpoolit.
Pas këtij lëndimi Tsimikas u detyrua të lëshoj fushën për Joe Gomezin.
Greku u dërgua në spital menjëherë pasi u largua nga fusha.
Teksa pas ndeshjes në një intervistë të shkurtër Saka foli rreth kësaj ngjarje.
Ai nuk ngurroi t’i kërkojë falje mbrojtësit të Liverpoolit.
“Kam dëgjuar se ai ka shkuar në spital dhe natyrisht që dua t’i kërkoj falje. Unë nuk e bëra me qëllim natyrisht”, ka thënë fillimisht Saka.
Teksa ka shtuar se ai ka qenë një duel 50/50 dhe se ka qenë i fokusuar vetëm në vrapimin e tij.
“Për mua, ishte një duel 50/50 dhe unë shkova krahë për krahë me të. Unë nuk e kam parë por ai me gjasë ka rënë keq, unë nuk e pash as kur u përplas me Klopp gjithashtu. Isha shumë i fokusuar në vrapim sepse nuk mendoja se ishte faull”, përfundoi Saka.
Kujtojmë që pas këtij barazimi Arsenali është në vendin e parë me 40 pikë, një më shumë se Liverpooli dhe Aston Villa./Arbresh.info/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...