Liverpooli ka arritur marrëveshje me Newcastle për transferimin e yllit suedez, Alexander Isak.
Ky transferim vjen në orët e fundit të merkatos, pas një “maratone” bisedimesh mes klubeve, e probleme të shumta mes lojtarit suedez dhe klubit të tij, shkruan Arbresh.info.
“The Reds” njoftuan disa minuta më parë se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin suedez përmes rrjeteve të tyre sociale.
Isak ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare e cila do ta mbaj të lidhur me Liverpoolin deri në vitin 2031.
Ai do të veshë fanellën me numrin 9.
Liverpooli derdhi nga arkat e tyre plotë 150 milionë euro për suedezin. Ky është transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier League./Arbresh.info
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...