Google ADS

Sadriu dhe Jashari: Synojmë inkuadrimin në Superligë – mund ta mposhtim Feronikelin 74

17:51 | 27 Maj 2024
.

KF Prishtina e Re arriti fitore në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Dinamos së Ferizaj.

Fituesit e kësaj ndeshje, nuk u shpallen as pas 120 minutash të zhvilluar, ku rezultati ishte i barabartë, 3-3.

Skuadra nga Hajvalia luftuan deri në fund, duke arritur që fitoren ta shënojnë përmes penalltive.

Mesfushori i skuadrës së kryeqytetit, Samir Sadriu për Arbresh.info tha se kjo ndeshje dhuroj emocione për të dyja skuadrat që sipas tij dhuroi hijeshi kësaj ndeshje.

“Duke kujtuar mënyrën sesi rrjedhën gjërat në ndeshjen e djeshme, padyshim që ishte ndeshje shumë e vështirë, por njëkohësisht një ndeshje që dhuroj emocione për dy skuadrat e që i dhuruan hijeshi ndeshjes. Kemi analizuar mjaftueshëm kundërshtarin edhe kemi qenë të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fort, por kemi besuar tek grupi dhe në fund arritëm më pak fat po shumë angazhim e disiplinë për të fituar ndeshjen” – ka thënë Sadriu.

Prishtina e Re pas fitores së djeshme, tani do të përballet me Feronikelin, skuadër e cila aktualisht gjendet në Superligën e Kosovës, ndërsa përfunduan sezonin në pozitën e tetë ku grumbulluan 44 pikën, ndërsa skuadra nga kryeqyteti, mbyllën sezonin në pozitën e dytë me 60 pikë.

Sadriu i cili është edhe njëri ndër kapitenët e skuadrës, vlerësoj kundërshtarin (Feronikelin) duke thënë se skuadra e tyre përbëhet me lojtar të cilët kanë përvojë në majat e futbollit kosovar, mirëpo edhe skuadra e tyre është një skuadër që posedojnë lojtarë të cilët kanë eksperiencë në elitën e futbollit kosovar.

“Prishtina e Re është klub që në përbërje të saj ka lojtarë me përvojë që kane arritur majat e futbollit kosovar dikur, si dhe shumë lojtar me potencial por që nuk kanë pasur fatin të dëshmojnë vetën me parë, e që e bënë një grup të fort dhe të aftë për t’u përballë me klubet e Superliges” –  ka thënë Sadriu.

Mbrojtësi Dardan Jashari në përgjigje për Arbresh.info tha se ndeshja ndaj Dinamos së Ferizajt, nuk ishte aspak e lehtë, mirëpo skuadra e tyre, ishte me shumë fat.

“Nuk Ishte edhe një ndeshje aq e lehtë ndaj Dinamos, sepse dy skuadrat ishim në kërkim të fitores po më pak fat mund të mbyllnim ndeshjen si triumfues edhe gjatë lojës, por në fund ja arritëm qëllimit tonë” – ka thënë Jashari.

Jashari tha poashtu se skuadra e tyre ka kualitet të mjaftueshëm për inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, ndërsa sa i përket ndeshjes kundër Feronikelit, Prishtina e Re do të futen në lojë me synime të qarta.

“Sa i përket Feronikelit besoj që do të tregojmë një fytyrë tjetër dhe besoj në këtë grup të lojtarëve dhe stafit të trajnerëve, sepse jemi një grup mjaft i mirë dhe mentalitet fitues. Po mendoj që kemi kualitet të mjaftueshëm për inkuadrimin në Superligë, kurse pritshmëria ime për ndeshjen ndaj Feronikelit, është një rezultat pozitiv” – ka thënë Jashari.

Skuadra nga kryeqyteti tanimë është një hap larg inkuadrimit në Superligën e Kosovës, ku do të përballen me Feronikelin 74 në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante dhe emocionuese, e ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për të siguruar vendin e tyre në elitën e futbollit kosovar për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 1 qershor në Klinë, kjo ndeshje do të përcaktoj se cila nga këto dy skuadra do të luajë në edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës/ Arbresh.info/ Kasim Gerbeshi

Të ngjashme