Piloti britanik i Mercedesit, George Russell, ka triumfuar në Çmimin e Madh të Singaporit, të zhvilluar në pistën e famshme Marina Bay, ndërsa McLaren konfirmoi matematikisht mbrojtjen e titullit të konstruktorëve.
Kjo ishte fitorja e pestë në karrierë për Russell dhe e dyta e këtij sezoni, pas triumfit në Kanada. Britaniku e nisi garën nga pozicioni i parë dhe e udhëhoqi nga fillimi deri në fund, duke regjistruar një paraqitje mbresëlënëse dhe pa gabime.
Max Verstappen (Red Bull) përfundoi në vendin e dytë, ndërsa Lando Norris (McLaren) e mbylli garën në pozitën e tretë.
Shoku i tij i skuadrës, Oscar Piastri, përfundoi menjëherë pas tij në vendin e katërt, ndërsa piloti i ri italian i Mercedesit, Kimi Antonelli, zuri vendin e pestë.
Ekipi i Ferrarit u detyrua të kënaqej me vendin e gjashtë dhe të shtatë, ku përfunduan Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton.
Në renditjen e përgjithshme të pilotëve, Oscar Piastri vazhdon të kryesojë me 22 pikë epërsi ndaj Norris, ndërsa Verstappen ndodhet në vendin e tretë, 63 pikë prapa.
Falë rezultateve të shkëlqyera të Norris dhe Piastri në Singapor, McLaren siguroi titullin e konstruktorëve, duke lënë pas Mercedesin dhe Ferrarin.
Kampionati botëror i Formula 1 do të vazhdojë më 19 tetor me Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, që do të zhvillohet në pistën e Austinit.
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...