Fifa ka njoftuar se Federata e Futbollit të Rusisë është gjobitur me 30 mijë franga zvicerane pasi tifozët abuzuan racialisht lojtarët francezë gjatë një miqësore në St. Petersburg.
Brohoritje të ndryshe janë dëgjuar ndaj një numri të madh lojtarësh me ngjyrë, përfshirë ato ndaj mesfushorit të Manchester United, Paul Pogbas, gjatë fitores 3 me 1 të Francës në mars, transmeton portali arbresh.info.
Fifa ka thënë se paneli disiplinor, i drejtuar nga gjyqtari Anin Yeboah i Ghanas, ka bërë një “hetim që përfshiu edhe shikimin e videove si evidencë”.
Në stadiumin St. Petersburg do të zhvillohen shtatë ndeshje të Kampionatit Botëror, përfshirë ndeshjen e Rusisë në kuadër të Grupit A kundër Egjiptit dhe një ndeshje gjysmëfinale.
Rasti vjen pas akuzave për racizëm nga UEFA kundër Zenit St. Petersburg në dy ndeshjet në Evropa Ligë këtë sezon./arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...