Rumania është eliminuar mbrëmë nga Kampionati Evropian “Euro 2024”, pas humbjes nga Holanda me rezultat 3-0.
Para se të largoheshin nga Allianz Arena në Mynih, ata pastruan zhvshtoren dhe lanë një shënim falënderimi për organizatorët.
“Evropiani ishte një përvojë e jashtëzakonshme për të gjithë ne dhe tani jemi të lumtur të themi se ishte gjithashtu një nder i madh. Çdo ndeshje, çdo moment që jetuam këtu na frymëzoi të ndjenim gjithë magjinë e futbollit”.
“Ne largohemi nga Gjermania duke menduar se bëmë më të mirën për Rumaninë dhe jemi mirënjohës për faktin që gjatë këtyre dy javëve ishim pjesë e një familjeje të madhe të futbollit evropian. Ishte një nder të ishim pjesë e saj. Faleminderit që na bëtë të ndihemi në shtëpi”, shkruhet në letrën e falënderimit për organizatorët.
Rumania ishte në grupin E së bashku me Belgjikën, Sllovakinë dhe Ukrainën, ku doli liderë e grupit me katër pikë dhe katër gola të shënuar.
Ndërsa në Rumuni do të kthehen sonte./Arbresh.info/
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...