Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje mbrëmë ndaj Rumanisë në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Mediumi i madh spanjoll, Mundo Deportivo, sot ka shkruar se Kombëtarja e Rumanisë ka gjasa të humbë ndeshjen me rezultat 3-0, bazuar në nenin 14 të Kodit Disiplinor të shtëpisë së futbollit evropian, UEFA, shkruan arbresh.info.
“Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në ditët në vijim UEFA do të hapë një hetim të jashtëzakonshëm për incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen Rumani-Kosovë në Bukuresht”, ka shkruar gazeta spanjolle duke paralajmëruar sanksione të rënda për Rumaninë.
Ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre përshkak të thirrjeve nacionalistë nga tifozët rumun, duke brohoritur dhe duke shfaqur banderolë me shkrim “Kosova është serbi”.
Gazeta spanjolle poashtu ka vënë në dije edhe për nenin 11 të Kodit Disiplinor të UEFA-s ku thuhet “Federatat kombëtare janë përgjegjëse për ndërprerjen dhe braktisjen e fushës”. /arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira