Rumania dhe Sllovakia kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në ndeshjen e fundit të grupit E në kuadër të Euro 2024.
Sllovakët ishin ata që realizuan të parët me anë të Dudas në minutën e 24-të. Shkruan Arbresh.info.
Ndërsa nuk vonoi reagimi i rumunëve dhe në minutën e 37-të përfituan penallti.
Në gol 11-metërshin e konkretizoi Razvan Marin.
Në pjesën e dytë gola nuk pati dhe të dy skuadrat do të kualifikohen për më tutje.
Rumania e mbyll grupin si liderë me katër pikë, aq sa patën edhe tri kombëtaret tjera mirëpo fal golave përfunduan të parët./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë