Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger është i hapur për një kalim te rivalët e Manchester United, por .
Rudiger është në muajt e fundit të kontratës së tij që i skadon në qershor dhe tashmë mund të nënshkruaj para-kontratë me cilindo klub.
Gjermani u tha se ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, por e ardhmja e tij ende nuk është qartësuar përfundimisht dhe lojtari po lidhet edhe me klube tjera.
Rudiger po lidhet me një transferim te rivalët e Unitedit, por ai thuhet se dëshiron të dijë identitetin e trajnerit të ri përpara se të flasë me Djajtë e Kuq.
Është redaktori i futbollit në gazetën gjermane Bild, Christian Falk, i cili ka folur për të ardhmen e lojtarit.
“Rudiger nuk do të marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij përpara ndeshjeve kundër Real Madridit”, ka thënë fillimisht Falk.
“Ai shpreson nga njëra anë që situata e vështirë në Chelsea do të pastrohet. Nga ana tjetër: Reali është gjithashtu i interesuar”.
“Një vendim për të ardhmen e Rudiger në United është i vështirë. Rudiger do të donte të fliste me trajnerin e ri më parë”, përfundoi gazetari gjerman. /Telegrafi/
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare