Eventi i Final 8 Kupës së Kosovës, vazhdon edhe sonte në qytetin e Gjakovës.
Pas dy super dueleve ditën e djeshme, ku Bashkimi triumfoi ndaj Pejës dhe Prishtina ndaj Prizrenit, tani është radha e gjysmëfinaleve, shkruan Arbesh.info.
“Shani Nushi” pritet të jetë akoma më i zjarrtë sonte duke filluar nga ora 17:00 me ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Në rrugën për gjysmëfinale, mitrovicasit fituan lehtë ndaj Istogut, kurse suharekasit mposhtën Vëllaznimin, në konakun e tyre.
Një ndeshje që gjithmonë ka prodhuar emocione të mëdha dhe sfida dramatike.
Kjo sfidë njëherit edhe do të përcaktojë finalistin e parë të Kupës së Kosovës për vitin 2024.
E menjëherë pas kësaj ndeshje me fillim nga ora 20:00, takohen dy rivalët e vjetër Bashkimi dhe Prishtina për të përcaktuar finalistin e dytë.
Bashkimi në çerekfinale bëri një punë të madhe duke eliminuar kampionin në fuqi Pejën, kurse kryeqytetasit mposhtën lehtë Prizrenin.
Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të luhet në ditën e Pavarësisë së shtetit tonë me datë 17 shkurt, me fillim nga ora 17:00./Arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...