Xhiro e pestë e kampionatit italian ka sjell 23.000 tifozë në ndeshjet në Serie A derisa pjesëmarrja vazhdon të rritet.
Gjatë shtatorit të dy viteve të kaluara, pjesëmarrja mesatare nuk kishte arritur as në 20.000, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, mbrëmjen kaluar ishin mesatarisht 23 mijë tifozë, një shifër që u arrit dukshëm për shkak të ndeshjeve si Milan – Spal, ku ishin 45.343 tifozë, Juventus – Fiorentina, 35,652 tifozë.
Përveç kësaj, 28 mijë tifoz morën pjesë në Stadio Olimpico për të shikuar ndeshjen e fituar nga Napoli 3 me 1 ndaj Lazios.
Në periudhën e njëjtë të sezonit 2016/17, pjesëmarrja mesatare ishte 20.775 tifozë.
Takimi që ka ngjallur më së shumti interesim në këtë sezon ishte ndeshje në shtëpi e Interit ndaj Spalit, ku morën pjesën 57.235 tifozë në San Siro./arbresh.info/
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...