Ndërsa kontrata e Memphis Depay përfundon në vitin 2023, Barcelona dëshiron të rinovojë për të shmangur rrezikun për ta humbur atë me parametra zero.
Lojtari ka parë shumë pak minuta që nga ardhja e Xavi-t në krye të stolit të Barçës, ndryshe nga koha kur skuadra drejtohej nga Ronald Koeman, Memphis Depay tashmë është në pikëpyetje për të ardhmen.
Megjithatë, trajneri i Barçës së fundmi i dërgoi një mesazh sulmuesit të tij në një konferencë për shtyp: “Memphis është një lider. Ai mund të shënojë gola dhe të luajë shumë mirë. Duhet ta vlerësojmë. Do të shohim se çfarë mund ose nuk mund të bëjmë sezonin e ardhshëm. Ai është një lojtar i rëndësishëm. Ai bën diferencën, është lider, i gjithanshëm, punon mirë, ka një synim… duhet ta vlerësosh shumë”.
Referuar kësaj deklarate tashmë zgjatja e kontratës duket se zgjidhja më e mundshme. Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Barcelona po shqyrton seriozisht idenë e zgjatjes aë kontratës së Memphis Depay.
Barça absolutisht nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë atë të largohet me parametra zero brenda një viti, prandaj, klubi katalanas do të jetë i hapur ndaj ofertave të mundshme këtë verë, por gjithsesi synimi kryesor mbetet zgjatja kontratës së Depay. Teksa një vendim përfundimtar do të merret në fund të sezonit./SS/
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...