Rreth 20,000 tifozë të Eintracht Frankfurt janë prezent në Camp Nou për të parë ndeshjen me Barcelonën.
Fillimisht, vetëm 5000 tifozë të skuadrës gjermane pritej të vinin në stadium përmes biletave që Barcelona i dha si ekip mysafir.
Ata 5000 ishin të gjithë së bashku në majë të stadiumit, apo siç njihet shkalla e tretë e stadiumit. Shihej se e gjithë tribuna ishte e mbushur me tifozë gjermanë me veshjet e tyre të bardha.
Tifozët gjerman ishin në të gjitha pjesët e stadiumit: tribunë qendrore, të pasme, në krahë… Është e qartë se gjermanët i kanë siguruar biletat nga të gjitha kanalet e mundshme.
Disa i kanë blerë nga anëtarët e Barcelonës që kishin blerë biletat. Të tjerët i morën përmes internetit.
Klubi i Barcelonës u përpoq të shmangte këtë prani masive të tifozëve gjermanë dhe vendosi të ndërpresë shitjet e biletave online, por ishte tepër vonë sepse tifozët rivalë i kishin tashmë biletat për ndeshje.
Kjo iu shpërblye atyre pasi skuadra e zëmrës po fiton me spektakël përballë Barcelonës, duke shënuar tre herë. /telegrafi/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...