Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga Goal, duke i dhënë kështu fund dominimit dhjetëvjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit për këtë çmim. Ndërsa, Cristiano Ronaldo renditet i dyti dhe Lionel Messi i pesti.
Që nga dhjetori i vitit 2010, kur e kishte fituar këtë çmim Wesley Sneijder, në këtë listë e ka pasur kreun Ronaldo dhe Messi. Ky është viti i 11-të që Goal publikon një listë të tillë, prej 50 lojtarëve më të mirë të vitit.
Modrici është nderuar pasi që kishte një vit të mrekullueshëm si me Real Madridit, me të ciline fitoi titullin e Ligës së Kampionëve, ashtu edhe me Kombëtaren e Kroacisë, me të cilën arriti të shkojë deri në finale të turneut të Kupës së Botës.
Ronaldo, i cili ishte golashënuesi më i mirë i “Los Blancos” gjatë sezonit të kaluar, kishte qenë shumë afër kryesimit të kësaj liste për të tretin vit radhazi, por në fund, portugezi mbeti në vendin e dytë.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot