Napoli arriti një fitore të madhe në udhëtim tek Lazio me rezultat 0-2, ku protagonist ishte edhe kapiteni dardan, Amir Rrahamni.
Mbrojtësi shqiptar, realizoi golin e dytë i cili i siguroi fitoren Napolit, shkruan Arbresh.info.
Ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në Serie A, dhe i pari këtë vit të ri duke nisur në formën më të mirë të mundshme.
Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës deklaroi se është tepër i lumtur për golin si dhe fitoren.
“Jam i lumtur që e gjeta sërish rrugën drejtë rrjetës. Duhet të vazhdojmë. Kemi lojtarë me strukturë, që mund të jenë shumë të rrezikshëm”.
“Më kishte munguar ndjenja e golit, por është gjithnjë më e mirë kur fiton skuadra”.
“Është fitorja e katërt radhazi me rezultat 2-0. Jemi skuadër e mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Në futboll asgjë nuk është e pamundur”, deklaroi ai për “DAZN”.
Napoli pas kësaj fitore aktualisht është i dyti në tabelë me 37 pikë./Arbresh.info
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...