Napoli ka arritur të shënoj fitore minimale 0-1 ndaj Torinos në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi McTominay në minutën e 31-të, shkruan Arbresh.info.
Deri në fund të sfidës gola nuk pati përkundër disa mundësiva të mira për napoletanët.
Kjo sfida i vuri përballë dyshen kosovare, Amir Rrahmanin e Napolit dhe Mërgim Vojvodën e Torinos.
Vojvoda luajti 75 minuta dhe u notua 7.2 nga SofaScore, kurse Rrahmani ishte më i miri në këtë sfidë ku u vlerësua më notën 8.0.
Me këtë triumf të drejtuarit e Contes kanë 32 pikë katër më shumë se Atalanta që ka një ndeshje më pak.
Kurse, Torino është në pozirtën e 12-të me 15 pikë.
Ndeshjen e ardhshme skuadra e Amir Rrahmanit e luan ndaj Lazios në Kupën e Italisë, ndërsa me kundërshtarin e njëjtë do të përballet edhe në fundjavën e ardshme në kuadër të Serie A./Arbresh.info
Arrestohen në Prishtinë dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, ...
Xabi Alonso i hapur për të marrë drejtimin e Real Madridit
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të f...
Zhduket një person në Gjilan
Trump shpëtim për ndalimin e mbylljes së TikTok? Presidenti ...
Egli pranon trëndafila të hedhur nga një parashutë, Xumi tej...