Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është shprehur i zhgënjyer me humbjen nga Rumania.
Kosova u mund (0-3) nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.
“E vërtetë, rezultati e thotë. 0:3 është turpëruese në shtëpi. Askush nuk ka fol në dhomën e zhveshjes sepse askush nuk e ka pritë. S’është e lehtë as për ne. E marrë përgjegjësinë për këtë humbje, duhet ndryshime brenda fushës sepse nuk është e mundur që ta luajmë këtë lojë dhe të humbim 0:3”, ka thënë Rrahman në një prononcim për Rtk.
Ai mendon se është e pashpjegueshme për mënyrën si po luajnë lojtarët e Kombëtares sonë në fushë. Rrahamni thotë se skuadrës sonë po i mungon goli.
“Siç po luajmë në fushë është e pashpjegueshme sepse kemi lojtarë që e bëjnë diferencën. Po mungon goli dhe po pranojmë gola të lehtë. Në tre ndeshje me Rumaninë nuk kemi shënuar asnjë gol, nuk e di ku është problemi. Po kemi shumë ndryshime në formacion, kjo gjithashtu ndikon në lojën dhe integrimin në fushë të lojtarëve”, ka theksuar Rrahmani.
Kosova ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në udhëtim tek Qipro.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...