Mbrojtësi kosovar, Amir Rramani tash e sa kohë ka fituar pozitën e titullarit te Napoli, duke i zëvë vendin mbrojtësit grek, Kostas Manolas.
Manolas pritet që të transferohet te skuadra greke, Olympiacos gjatë janarit.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian, Gianluca Dimarzio, i cili raporton se gjatë së enjtes, mbrojtësi ka kryer testet mjeksore te skuadra greke.
Raportohet gjithashtu se transferimi i Manolas i ka kushtuar skuadrës greke plotë tre milionë euro.
Megjithatë, në orët e ardhshme do të përcaktohen detajet përfundimtare për të gjetur marrëveshjen përfundimtare.
Për Manolas, është një rikthim në kampionatin grek, duke qenë se ai ishte pjesë e Olympiacos para se të transferohej te Roma në vitin 2014./Arbresh.info
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot me shi
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...