Roshi e nis me gol aventurën te klubi rus [video]

LYON, FRANCE - JUNE 19: Odise Roshi of Albania and Ovidiu Hoban of Romania compete for the ball during the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Albania at Stade des Lumieres on June 19, 2016 in Lyon, France. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

10:03 | 24 Korrik 2016
M. A.

Ishte sulmuesi Bekim Balaj ai që u transferuar më herët nga Rijeka te Tereku në Rusi, e më pas të njëjtën rrugë ndoqi edhe një tjetër lojtar i kombëtares kuqezi, Odise Roshi.

Vetëm një ditë i ka mjaftuar Roshit për të gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën ruse. Ai nënshkroi kontratën ditën e premte, ndërsa të shtunën luajti në miqësoren që Tereku zhvilloi ndaj Bolonjës.

Futbollisti i kombëtares sonë u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë, ndërsa i mjaftuan vetëm pak minuta për të zhbllokuar rezultatin që ishte mbërthyer në shifrat 0-0. Goli i Roshit ishte i vetmi në këtë sfidë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij ndaj Bolonjës së Serie A, transmeton TCH.

Balaj e Roshi pritet të jenë dy nga lojtarët kryesorë këtë sezon në kampionatin rus për Terek Groznin.

https://youtu.be/1yjITzWZPbw

Shpërndaje në rrjete sociale